Loading…

Zëvendëskomandanti i njësisë Azov, lajmërohet nga brendësia e fabrikës së çelikut: Po ndodh një operacion, lavdi Ukrainës

  • 19/05/2022 | 22:01

Zëvendëskomandanti i njësisë Azov, lajmërohet nga brendësia e fabrikës së çelikut: Po ndodh një operacion, lavdi Ukrainës

Në fabrikën e rrethuar të çelikut, Azovstal në Mariupol, besohet se gjenden edhe disa luftëtarë ukrainas, megjithëse është e paqartë se sa janë brenda uzinës tani.


Zëvendëskomandanti i njësisë Azov, Sviatoslav Palamar ka publikuar një video mesazh në rrjetin social Telegram.

“Lavdi Ukrainës! Është dita e 85-të e luftës. Unë dhe udhëheqja jemi në ambientet e uzinës Azovstal. Po ndodh një operacion i caktuar, detaje të të cilit nuk do t’i ndaj. Falënderoj të gjithë botën dhe Ukrainën për mbështetjen. Shihemi”, thotë ai.

Nuk është e qartë se çfarë operacioni po i referohej, por besohet se bëhet fjalë për ndonjë kundërsulm.

Rusia thotë se më shumë se 1700 luftëtarë janë dërguar në zonat e kontrolluara nga Rusia, ku kjo e fundit ka njoftuar se ata mund të dalin para drejtësisë ruse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë