Loading…
Zëvendësministres kosovare nuk i besohet: Zonja jonë po zhduket në flakë
  • 16/04/2019 | 09:49

Zëvendësministres kosovare nuk i besohet: Zonja jonë po zhduket në flakë

Shkatërrimi i Katedrales së Parisit pas flakëve të marra gjatë ditës së djeshme ka qenë lajm pikëllues në të gjithë botë, po ashtu edhe në Kosovë zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi është ndier e pikëlluar, pas flakëve të djeshme në këtë monument afro 1 mijë vjeçar, transmeton Gazeta Metro.


Vuniqi ka shkruar përmes Facebook’ut se nuk po mundet të besoj se ‘Zonja e jonë’ po zhduket nga flakët, ajo këtë e quan trishtuese dhe të dhimbshme.

“Ende nuk po mundem të besoj se Zonja jonë po zhduket në flakë. Është shumë trishtuese dhe e dhimbshme të shohesh bukurinë dhe një histori shekullore, duke u shkatëruar në flakë. #NotreDameDeParis”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Katedralja e famshme Notre Dame në Paris të Francës është përfshirë nga flakët. Ky zjarr i madh që ka shpërthyer ka bërë që të rrëzohet kulmi i kësaj katedrale.

E ndërtuar në shekullin e 13-të, katedralja mesjetare konsiderohet një objekt që simbolizon arkitekturën po aq sa është edhe një simbol fetar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë