Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, është shprehur se presidenti serb, Aleksandar Vucic, është kërcënim për tërë rajonin.
Ramadani ka shkruar se Vucic kërcënoi rajonin me ushtrinë e cila sipas tij humbi katër lufta  dhe e njëjta ushtri sipas tij, ka për doktrinë gjenocidin, spastrimin etnik, dhunimet dhe shkatërrimet, transmeton gazetametro.net.|FOT
‘Vuçiqi u lavdërua sot me Ushtrinë e Serbisë dhe kërcënoi tërë rajonin. Por, një gjë duket se e ka harruar: po ajo Ushtri humbi katër lufta në 30 vjetët e fundit. Për më keq, doktrina e saj ishte gjenocid, spastrim etnik, dhunime, shkatërrim. Në fund, u shkatërrua vet si mos më keq,’ ka shkruar Ramadani.
Ai shton se kërcënimet e tilla janë të papranueshme dhe duhet të shihen si tentativë për të ringjallur Millosheviqin, të cilit Vucic siç thotë ai,  i pat thurë lavde pak javë më parë.
‘Megjithatë, kërcënimi i tij se ushtria e Serbisë është më e madhja, nuk reflekton realisht me aeroplanë luftarakë rus, llojin e të cilëve Shqipëria po e shndërron në muze.
E ardhmja e Ballkanit është në NATO, me doktrina profesionale, moderne dhe bashkëpunuese.
Kosova, jam thellësisht i bindur, do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s’, ka përfunduar ai./Gazetametro.net