Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, nga veriu i Mitrovicës ka dhënë mesazhe për normalizimin e situatës.
Aty ku akoma valojnë flamuj serbë e ku ka pasur sulme ndaj shqiptarëve vetëm pse janë dëgjuar duke folur shqip, ka shëtitur lirshëm zëvendësminitri Kamberi së bashku me zyrtarin e MTI, Naim Hajrën, shkruan gazetametro.net.
‘Sot, e shfrytëzova paraditën për të pi kafe dhe shëtitur në veriun e Mitrovicës. Atje tashmë është një situatë e normalizuar. Republika jonë po forcohet dita ditës’, ka thënë Kamberi.
Ndryshe, Kamberi është edhe kryetar i LDK’së në Mitrovicë, e njëkohësisht edhe kandidat i kësaj partie për zgjedhjet lokale./gazetametro.net