Loading…

Zëvendësministri Matoshi pret Deliun: Shkrimtar i vogël në moshë, por i madh në zë

  • 10/09/2020 | 16:59

Zëvendësministri Matoshi pret Deliun: Shkrimtar i vogël në moshë, por i madh në zë

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur sot në takim shkrimtarin 24 vjeçar Azem Deliu, në ambientet e ministrisë, shkruan Gazeta Metro.

Për shkrimtarin, i cili për publikun është i njohur me romanet “Puthësi i paligjshëm” dhe “Shënimet e krimbit Smolinski”, Matoshi ka treguar konsideratë të lartë duke e përshkruar si një shkrimtar të vogël në moshë por të madh në zë.

Ky ishte postimi i plotë i zëvendësministrit në llogarinë e tij në Facebook për takimin:

“Takimi me njerëz të shkrimit të jep kurdoherë kënaqësinë e shkëmbimit letrar dhe debatit për estetikën dhe politikën!
Prita sot Azem Deliun, shkrimtarin e vogël në moshë por me zâ t’madh dhe studjuesin e kritikun e letrave.
Folëm pēr krijuesit në kohë pandemie, për projekte nga fusha e letërsisë dhe medias, për çështje identitare e identifikuese, për rendin kushtetues e simbolik të Atdheut tonë, Republikës së Kosovës.”

Azem Deliu përndryshe, është fitues i tri rezidencave ndërkombëtare për shkrimtarë e artistë, i përkthyer në disa gjuhë dhe ishte finalist i Çmimit Europian për Letërsi këtë vit. Libri i tij i fundit është në proces botimi edhe në bullgarisht dhe turqisht, ndërkohë që pjesë të tij janë botuar edhe në gjuhën boshnjake.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë