Loading…

Zëvendësohet ura që u rrëzua në Itali: Familjarët e viktimave nuk marrin pjesë në përurim

  • 04/08/2020 | 09:56

Zëvendësohet ura që u rrëzua në Itali: Familjarët e viktimave nuk marrin pjesë në përurim

Dy vjet pasi një shembje ure vrau 43 njerëz në Itali, një urë zëvendësuese është përuruar, por familjarët e viktimave bojkotuan ngjarjen, transmeton Gazeta Metro.


Ura Morandi në Xhenova u shemb në 14 gusht 2018 gjatë një stuhie të rrëmbyeshme shiu.

Ceremonia e së hënës për Urën e re të San Giorgio filloi me leximin e emrave të të vdekurve.

Familjet e viktimave ranë dakord të takojnë Presidentin e Italisë Sergio Mattarella privatisht, por njoftuan se ata nuk do merrnin pjesë në ceremoninë e përurimit.

Riccardo Morandi, inxhinieri që projektoi urën e cila u ndërtua në vitet 1960, kishte rekomanduar mirëmbajtjen e vazhdueshme të strukturës për shkak të efektit gërryes të ajrit të detit në qytetin port dhe ndotjes.

Trafiku do të fillojë të kalojë Urën e re San Giorgio, sipas Shën Gjergjit, që nga e mërkurja./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë