Loading…

Zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë Thaçit: Amerika vazhdon mbështetjen e ushtrisë së Kosovës

  • 26/02/2020 | 22:47

Zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë Thaçit: Amerika vazhdon mbështetjen e ushtrisë së Kosovës

Zëvendëssekretari amerikan të Mbrojtjes, David Norquist, ka pritur sot në Pentagon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan Gazeta Metro.

Zëvendëssekretari Norquist ka thënë pas takimit me Thaçin se Amerika vazhdon mbështetjen e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ishte një nder të takohesh me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Pentagon. Departamenti i Mbrojtjes së SHBA’së vazhdon të mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në twitter Norquist, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Thaçi është takuar sot edhe me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, me të cilën tha se kanë folur për rrugëtimin e Kosovës në dakordim me SHBA’të drejt NATO’s dhe marrëveshjes së reja që e presin vendin.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë