Loading…
Zëvendësshefi i BE’së thotë se taksa është e papranueshme, ka edhe një mal kritika për Kosovën
  • 18/07/2019 | 12:29

Zëvendësshefi i BE’së thotë se taksa është e papranueshme, ka edhe një mal kritika për Kosovën

Riccardo Serri, zëvendësshefi i zyrës së BE-së, ka deklaruar se taksa e vendosu ndaj produkteve të Serbisë është e papranueshme nga Bashkimi Europian, ky vendim sipas tij nuk është në të mirën e  Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Seri duke folur para Komisionit për Integrime Evropiane për të folur rreth Raportit të Kosovës për vitin 2019, tha se taksa është e papranueshme nga BE.

“Vazhdoj ta përsëris qëndrimin kritik të BE-së – ky vendim nuk është në të mirën e vendit”, tha Serri.

Serri po ashtu ka kritikuar punën e Kuvendit të Kosovës, sipas tij shumë ligje që miratohen aty janë të politizuar, po ashtu ka kritikuar edhe numrin e vogël të deputetëve nëpër seanca, duke mos pasur kuorum dhe dështuar mbajtja e një seance.

Ai ftoi që edhe Ligji Kundër Korrupsionit të zbatohet në përpikmëri nga institucionet e Kosovës.

Kosova, sipas tij, ka dështuar që ta rregullojë çështjen e ndarjes së mjeteve për veteranët e luftës si dhe në pjesën e punësimit të personave që nuk meritojnë të ushtrojnë ato pozita./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë