Loading…

Zgjedh e merr: Mustafa i kërkoi Kurtit postin e Kryeministrit në këmbim të posteve tjera

  • 02/12/2019 | 23:00

Zgjedh e merr: Mustafa i kërkoi Kurtit postin e Kryeministrit në këmbim të posteve tjera

Mos arritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK ka qenë temë diskutimi sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.


Drejtuesi Ermal Panduri ka lexuar një mesazh, i cili  sipas tij  vjen nga njerëz brenda takimit, e që zbardh detaje nga negociatat mes LVV dhe LDK.

“Isa Mustafa i ka thënë Albin Kurtit që do të bëhet kjo ndarje mes dy palëve: Njëra palë merr kryeministrin dhe gjysmën e qeverisë, ndërsa pala tjetër merr presidentin, zëvendëskryeministrin kryetarin e Parlamentit dhe gjysmën tjetër të qeverisë. Cilën pjesë e dëshiron?”

Panduri ka shtuar më tej se sot me këtë veprim është vënë në lojë edhe pozita e kryeministrit.

Këtë informacion e ka plotësuar Arben Ahmeti i cili ka thënë se Albin Kurti në këmbim të postit të Presidentit ka kërkuar dy ministri dhe raporti do të ishte:  VV do ta merrte Kryeministrin dhe shtatë ministri, LDK do të merrte presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe tri ministri.

Ahmeti ka thënë se në pauzën 40 minutëshe e ka kërkuar Isa Mustafa për t’u konsultuar me partinë për ofertën e Kurtit, ndërsa sipas tij kur është kthyer Mustafa i ka thënë Albinit “nëse të duken shumë, na ofro kryeministrin”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë