Te klubi i basketbollit ‘Rahoveci’ janë zgjedhur sot strukturat e reja të klubit. Në postin e kryetarit është emëruar Alban Rama, transmeton Gazeta Metro.
Kur ka mbetur edhe më pak se një muaj te fillimi i sezonit 2020/21 në Superligën e Kosovës në basketboll, rahovecianët qysh tani kanë filluar me organizimin e klubit.
‘AsistiOnline’ mëson se në postin e kryetarit është emëruar Alban Rama, i cili deri para pak kohësh ishte ushtrues i detyrës. Kurse, anëtarë të bordit janë zgjedhur: Besart Zeka, Adrian Sharku, Xhihad Vuçitërna, Jusuf Dërmala, Destan Kërçagu, Bedri Sylka, Isa Rama, Florim Haxhimeri dhe Blerim Delibeqa.
Duhet theksuar se Rahoveci është regjistuar për pjesëmarrje edhe për sezonin e ri, por organizimi i klubit do jetë i vështirë, duke pasur parasysh se sezoni i ri fillon më 21 tetor.
Kujtojmë se nga klubi deri më tani janë larguar disa nga lojtarët kryesor në sezonin e fundit, si Altin Morina, Arian Qallaku e Atik Koshi. /gazetametro.net