Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë.
Në seancën e sotme parlamentare, sikurse një ditë më parë, votimi i dështuar është mbajtur pa një kandidaturë.
“Edhe raundi i dytë mund të konsiderohet i ezauruar”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Ndërsa deputetja e PS, Vasilika Hysi ka thënë se, në komisionin e ligjeve nuk është regjistruar asnjë kandidaturë.