Loading…

Zgjedhjet 2017 – Hasimja: Një pjesë e popullit është dele (Video)

  • 03/06/2017 | 15:30

Zgjedhjet 2017 –  Hasimja: Një pjesë e popullit është dele (Video)

Kandidati i Sfidës për Shqipërinë, Ermal Hasimja tha në emisionin Ekopolitikë me gazetaren Aurora Sulçe gjatë debatit me të ftuarit se një pjesë e popullit është dele. 


Hasimja iu referua votimit që populli bën për tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI.

Pjesë nga debati

Hasimja: Ndodhi ça ndodhi, dolën videot në Televizor dhe nga 5 deputetë u bëtë 18. Përgjigjen njerëzit e kanë dhënë. Kjo tregon se ne kemi, në një masë të caktuar, një popull dele, i cili përdhunohet dhe i thotë babë atij që e përdhunon. Këtë e dimë shumë mirë, por shpresa është që një pjesë e konsiderueshme e këtij populli të mos pranojë këto gjëra që bëjnë këto parti.

Pojana: Unë distancohem nga këto deklarata

Hasimja: Njerëzit e dinë shumë mirë si funksionon PD, PS, LSI etj.

Kulluri: Unë nuk kam qejf të thirret dele populli, nuk është etike

Hasimja: Një pjesë e popullit është dele. Unë them mendimin tim. E thua dhe ti kur je në kafe

Kulluri: Jo nuk e them

Hasimja: Një pjesë e këtij populli është dele dhe mos e diskuto

Kulluri: Nuk mund ti thuash dele

Hasimja: Është dhe çke me të, sepse janë në gjendje ta shesin votën, po heq atë fukarain që ska bukën e gojës që e shesin votën për një budallik. E shikojnë në Televizor dike që po vjedh dhe shkojnë e votojnë prap atë njeri.

Abilekaj: Ermal, unë fjalën dele nuk e përmenda, unë thashë të njëjtën gjë që the ti…

Hasimja: Verja emrin si të duash.

Abilekaj: Situata e elektoratit shqiptar është e turpshme. Ajo që ndodhi në Dibër ishte turp i madh që 5 mijë veta shitën votën, por duhet të kemi parasysh që nuk është faji i tyre. Pas një zhgënjimi 25 vjeçar ata nuk e shohin veten të përfaqësuar dhe e vetmja gjë që mund ti marrin votës është 20 mijë lekëshi.

Hasimja: Dallimi i tre partive është 30 mijë lekë të vjetra. Kjo është llogjika.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë