Loading…

Zgjedhjet 2019: Serbet do të bashkohen në një koalicion parazgjedhor

  • 25/08/2019 | 13:41

Zgjedhjet 2019: Serbet do të bashkohen në një koalicion parazgjedhor

Politikani i pavarur dhe ish-ministri i Kthimit, Slavisa Petkovic thotë se janë duke u zhvilluar negociatat për një koalicion të gjerë, transmeton Gazeta Metro.


Serbet po bëhen gati të hyjnë bashkë në zgjedhje. Slavisa Petkovic këtë e konfiron se të martën do të merret vesh se kush do të jetë në koalicion.

“Do të dihet përafërsisht skeleti i atij koalicioni, i cili është mjaft i gjerë. Do të ketë parti politike, nisma qytetare dhe kandidatë të pavarura. Nuk bëjmë asgjë të fshehtë. Ndër të tjerë aty është  Nenad Rashic me partinë e tij, Rada Trajkoviq me lëvizjen e saj, Dragisha Miriq me partinë e tij. Po zhvillohen negociata të tjera me njerëz nga veriu”, ka thënë Petkovic për RTK2.

“Aleanca për Kosovën” ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në një bisedë jo formale, koordinatori i kësaj aleance dhe udhëheqësi i Partisë Popullore, Nenad Radosavljevic, ka thënë se informacione konkrete do të japë  gjatë ditëve të ardhshme. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë