Loading…

Zgjedhjet e 17 tetorit, Hamiti i LDK’së: Votë veresie nuk ka

  • 10/10/2021 | 23:13

Zgjedhjet e 17 tetorit, Hamiti i LDK’së: Votë veresie nuk ka

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se “votë veresi nuk ka”, shkruan Gazeta Metro.


Ai iu është referuar ditës së zgjedhjeve të 17 tetorit në Kosovë ku qytetarët e Kosovës pritet të vendosin për qeverisjen komunale në mandat 4 vjeçar.

Hamiti ka shtuar se pushtetin e votës qytetarët duhet ta përdorin në interesin e vet, duke zgjedhur më të mirët.

Ky është postimi i tij:

Votë veresie nuk ka
Në ditën e zgjedhjeve pushteti është i qytetarëve.
Kështu do të jetë edhe më 17 tetor 2021 në Kosovë.
Është në dorën e qytetarëve ta përdorin këtë pushtet për interesin e vet, duke zgjedhur më të mirët, ata që kanë dije dhe zotësi për ta realizuar programin e shpalosur. Ata që kanë integritet personal dhe profesional.
Votë veresie nuk ka.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë