Loading…

Zgjedhjet e 6 tetorit: Gati 50 mijë fletëvotime të pavlefshme

  • 20/10/2019 | 15:48

Zgjedhjet e 6 tetorit: Gati 50 mijë fletëvotime të pavlefshme

Mbi 40 mijë e 732 fletëvotime të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë po cilësohen si të pavlefshme nga KQZ’ja, shkruan Gazeta Metro.


Komunat që prijnë për nga numri i fletëvotime të pavlefshme, sipas KDI-së janë Skenderaj, Novobërda, Drenasi dhe Podujeva.

Por hendek i këtij numri kaq të madh të fletëvotimeve të pavlefshme po konsiderohet mos informimi adekuat për mënyrën e votimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe subjekteve politike.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se derisa rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit ende nuk janë certifikuar, KQZ-ja nuk ka identifikuar natyrën e pavlefshmërisë së votave.

Por që sipas tij një raport më i detajuar për pavlefshmërisë së votave do bëhet më vonë.

Elezi nuk e ka anashkaluar edhe mundësinë që mos informimi po ndikon në numër të madh të këtyre lloj votash, dhe këtë e arsyeton me afatin e shkurtër për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Edhe sa i përket këtij procesi zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani në këtë periudhë kur po bëhet rinumërimi i disa vendvotimeve është duke gjetur fletëvotime të pavlefshme dhe duke parë natyrën e tyre. Sigurisht pasi të kemi më shumë kohë do të ketë një raport lidhur me detajet statistikat që i përkasin pavlefshmërisë së fletëvotimeve…Një prej tyre mund të jetë edhe sa i përket informimit publik, por duhet ta kemi që këto janë zgjedhje të parakohshme të cilat organizohen brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe rrjedhimisht i bie që ndoshta përmes ditëve të cilat i kemi në dispozicion dhe përmes informatave të cilat i shpërndajmë edhe mund të mos arrijmë tek të gjithë votuesit për të dërguar mesazhin dhe informacionin e duhur për mënyrën e plotësimit të duhur të fletëvotime, që do bëjë që ato të ishin të vlefshme”, theksoi Elezi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë