Loading…

Zgjedhjet e brendshme në PDK: Cila është karriera politike dhe akademike e Enver Hoxhajt?

  • 25/06/2021 | 19:34

Zgjedhjet e brendshme në PDK: Cila është karriera politike dhe akademike e Enver Hoxhajt?

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë Konventën e Përgjithshme të partisë më 3 korrik, derisa në opinon po përmenden emra të ndryshëm si kandidatë të mundshëm për të marrë kreun e PDK’së, por ende asnjë kandidaturë nuk është bërë zyrtare, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë ditës së djeshme, ish Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda partisë duke thënë se tani do t’i kontribuoj vetëm organizimit për mbajtjen e zgjedhjeve.

Por, Hoxhaj gjithashtu është përmendur edhe si pretendent ndër kryesorët për të vazhduar si kryetar i PDK’së edhe pas zgjedhjeve të brendshme në parti.

Hoxhaj, i cili është pjesë e PDK’së tash e një kohë të gjatë ka mbajtur pozita të ndryshme politike brenda partisë, por edhe në postë ministrore dhe si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Por, cila është kronologjia e karrierës së tij politike dhe akademike?

Enver Hoxhaj është i lindur në vitin 1969 dhe ai ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë e gjithashtu edhe si Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës dhe po ashtu nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Enver Hoxhaj ka qenë profesor i Asocuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 2003 deri në vitin 2004 ai ka qenë bashkëpunëtor shkencor në London School of Economics, pranë Qendrës për Studim e Qeverisje Globale. Publikimet e tij përfshijnë studime dhe artikuj mbi konfliktin etnik, kombin e nacionalizmin, intervenimin dhe qeverisjen ndërkombëtare të botuara në revista dhe botime në gjuhën angleze dhe gjermane.

Më 9 janar, 2008 Hoxhaj zgjidhet ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Më 22 shkurt 2011, Hoxhaj u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Gjatë procesit negociator (2005-2007), të udhëhequr nga i dërguar i Posaçëm i OKB’së, Martti Ahtisaari, Hoxhaj ishte pjesë e delegacionit kosovar në të gjitha takimet.

Hoxhaj ka diplomuar në vitin 1993 në Universitetin e Prishtinës – Dega e Historisë. Studimet e rregullta pasuniversitare i ka vazhduar në Universitetin e Vjenës, “Geisteswissenschaftliche Fakultät”, duke ndjekur ligjërata në drejtimet e shkencave të historisë dhe politikës. Hoxhaj doktoroi në vitin 2000. Gjatë qëndrimit të tij në Austri, ka qenë bashkëpunëtor shkencor i Universitetit të Vjenës dhe udhëheqës i ekipit hulumtues për Ballkanin në Ludwig Boltzmann.

Hoxhaj zotëron gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe serbo-kroate. Gjithashtu, Hoxhaj ka mbajtur ligjërata të ndryshme në shumë universitete të botës si Oxford, University College of London, John Hopkins University, Columbia University etj.

Enver Hoxhaj ka qenë disa herë me radhë edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë