Loading…

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, Kurti as anena as knena

  • 21/03/2022 | 23:00

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, Kurti as anena as knena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sapo ka folur serish për zgjedhjet e Serbisë dhe mundësisë për t’u mbajtur në Kosovë.


Në një komunikatë që ka lëshuar Qeveria e Kosovës ku kanë njoftuar se Kurti dhe Gërvalla kanë zhvilluar një takim virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të Kosovës, ndër të tjera thuhet se Kurti ka thënë se për t’u zhvilluar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë duhet një marrëveshje mes dy shteteve, pra mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, Kurti po ashtu ka thënë se ai kupton të drejtën e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë dhe që kanë dyshtetësi por se ai nuk do të veprojnë në kundështim më Kushtetutën e Kosovës.

Po ashtu Kurti ka thënë se për këtë temë është në komunikim të vazhdueshëm me QUINT-in.

Postimi i plotë:

“Prishtinë, 21 mars 2022

Së bashku me zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës dhe njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati një takim virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Gjatë bisedës u diskutua për situatën në rajon dhe sigurinë e rajonit pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Republika e Kosovës që nga fillimi ka shprehur solidarizimin me Ukrainën dhe popullin ukrainas gjersa pa hezitim ka dënuar ashpër agresionin e Federatës Ruse, duke iu bashkuar BE-së, ShBA-ve dhe botës demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Çështje tjetër për të cilën u diskutua në këtë takim virtual ishte edhe ajo e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, për të cilat kryeministri tha se për t’u mbajtur edhe në Kosovë duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ai u tha ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë të Republikës së Kosovës se ne nuk dëshirojmë që t’ia pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit. Ndaj të dyjave do të sillemi me përgjegjësi, u shpreh kryeministri Kurti derisa tha se është në komunikim të vazhdueshëm me shtetet e QUINT-it.

Gjithashtu, u diskutua edhe për një angazhim më të madh në fushën e diplomacisë ekonomike, duke filluar nga krijimi i kontakteve dhe urave lidhëse për të promovuar potencialin e Kosovës nëpër botë”, thuhet në komunikatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë