Loading…

Zgjedhjet në Britani: Sondazhet tregojnë konservatorët afër fitores

  • 12/12/2019 | 23:15

Zgjedhjet në Britani: Sondazhet tregojnë konservatorët afër fitores

Konservatorët priren të fitojnë shumicën e përgjithshme prej 86 në zgjedhjet e përgjithshme, sipas një sondazhi të rezultateve për BBC, ITV, dhe Sky News, transmeton Gazeta Metro.


Sondazhi i marrë nga qendrat e votimit në Mbretërinë e Bashkuar, sugjeron se konservatorët do marrin 368 deputetë, 50 më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017.
Partia e Punës do merrte 191, Liberalët 13, Partia Brexit asnjë dhe SNP 55.

Rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme do vijnë para mesnatës, me totalin përfundimtar që pritet të dihet mesditën e së Premtes.
Sondazhi u krye në 144 vendvotime, me 22,790 pjesëmarrës.

Këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, në më pak se 5 vjet, dhe të parat që do zhvillohen në dhjetor në gati 100 vjet, të mbizotëruara nga votimi i Brexit, pra daljes së Mbretërisë nga Bashkimi Evropian./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë