Loading…

Zgjedhjet në Bullgari, ja kënd e nxjerrin sondazhet fitues

  • 02/10/2022 | 22:20

Zgjedhjet në Bullgari, ja kënd e nxjerrin sondazhet fitues

Partia GERB, e ish-kryeministrit Bojko Borisov, ka gjasa të fitojë zgjedhjet e së dielës në Bullgari, të katërtat në vend në më pak se dy vite. Vendi po përpiqet të sigurojë qëndrueshmëri e parashikueshmëri të qeverisjes ndërsa përballet me një inflacion e çmime të larta të energjisë.

Sondazhet e organizatës Gallup International dhe Alpha Research tregojnë se GERB, një parti e qendrës së djathtë, ka arritur të sigurojë 24.6 deri 25.5% të votave. Rivali kryesor i GERB-it, partia reformiste ‘Ne vazhdojmë ndryshimin’, e udhëhequr nga Kiril Petkov, koalicioni qeverisës i të cilit u rrëzua në qershor, renditet e dyta në sondazh, me 18.9 deri në 19.9% të votave.

Nëse këto rezultate konfirmohen, kjo do të paralajmëronte bisedime të vështira për krijimin e një koalicioni qeverisës, që mund të përfundojnë me një parlament në të cilin asnjë parti politike nuk gëzon shumicën apo dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Secili prej këtyre skenarëve, do të zgjaste paqëndrueshmërinë politike në vend, e do të rriste mundësinë që Sofja të humbiste datën e synuar, vitin 2024, si afat për hyrjen në zonën e euros.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë