Loading…

Zgjedhjet vëzhgohen nga ndërkombëtarët

  • 23/11/2016 | 13:10

Zgjedhjet vëzhgohen nga ndërkombëtarët

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar mjaft ashpër ndaj “zbarkimit të shtetit të kapur” në Drenas për të “ngufatur vullnetin e qytetarëve” me “darka të dhunshme” e “shantazhe e frikësime”, cilësime këto të bëra nga vetë Limaj përmes një publikimi të bërë në rrjetin e tij social Facebook.

“Turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas, dhe nuk po lenë formë pa përdorur për të ngulfatur vullnetin e qytetarëve të Drenasit me darka të dhunshme, me shantazhe dhe frikësime, sepse e kanë parë se Drenasi ka vendosur të ndryshoj”, shkruan gazetametro.net

Ai drejtoi akuza kundër pusthtetit me arsyen se ditën e djeshme “vazhduan edhe me mbyllje të shkollave në fshatra të Drenasit, duke detyruar nxënës e mësimdhënës t’ju shkojnë në tubimet e tyre partiake”.

“Ftoj vëzhgues të pavarur nëse ka mbetur ndonjë, ftoj organizatat të monitorojnë se çfarë po ndodh në Drenas, ftoj mediet t’i përcjellin zhvillimet në këtë komunë, sepse është rasti që për herë të parë qytetarit të Drenasit të mos i devijohet vullneti i tij”, ka thënë ai.

Poashtu, ai tutje ka ftuar edhe monitoruesit ndërkombëtarë që janë të vendosur në Kosovë që të angazhohen e të mbikëqyrin zgjedhjet në Drenas.

“Nëse të gjithë kontribuojmë në këtë aspekt, atëherë do të mundemi që ta ndalojmë aparatin shtetëror që të mos përdorë shtetin kundër procesit demokratik zgjedhor”, ka përfunduar Limaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë