Loading…

Zgjedhjet në Mal të Zi, shqiptarët do të votojnë për Djukanovicin

  • 14/04/2018 | 22:12

Zgjedhjet në Mal të Zi, shqiptarët do të votojnë për Djukanovicin

Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, që njihen për mospajtime të shumta, këtë herë kanë rënë dakord që vota e tyre të shkojë për Milo Gjukanoviqin në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin malazez, Genc Nimanbegu, që është dhe nënkryetar i Parlamentit, thotë se edhe orientimi i politikës shqiptare ka qenë që të votohet për Milo Gjukanoviqi.

“Mesazhi i tyre ishte i qartë që të përkrahej Gjukanoviqi, ky mesazh vinte pasi ne kemi marrë vendimin kë do të mbështesim”, shprehet Nimanbegu, nënkryetar i Parlamentit në Malin e Zi.

Në të njëjtën linjë është dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu që është dhe kryetari i Partisë Forca.

“Duke pasur parasysh hyrjen në NATO, pavarësinë e Kosovës, pavarësinë e Malit të Zi, ne duan që këto arritje të shkojnë edhe më tej, pasi ne si shqiptarë në Malin e Zi do të kemi një pozicion edhe më të mirë”, thotë Cungu, raporton TopChannel.

Ndërsa kryetari i Partisë Unioni Demokratik Shqiptar, Mehmed Zenka, që mban dhe postin e Ministrit të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në qeverinë malazeze, shprehet se vota për Gjukanoviqin është jetësore për shqiptarët dhe gjithë rajonin pasi kandidati tjetër pro-serb ka thënë hapur se mund të rishikojë referendumin për Pavarësinë e Malit të Zi e kthim pas të shumë arritjeve që janë bërë deri tani.

“Shqiptarët në Malin e Zi kanë vetëm dy zgjedhje, nuk ka një zgjedhje të mesme. Ose krahu serb, ose krahu pro-evropian, të cilin e përfaqëson Gjukanoviqi”, thotë Zenka.

Edhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, shprehet se nuk ka asnjë dyshim që votat e shqiptarëve do shkojnë për Milo Gjukanoviqin.

“Kemi shumë arsye, duke përmendur luftën në Kosovë, pastaj njohja e Kosovës, marrëdhëniet e mira që ka me Shqipërinë”, thotë Gjeka.

Por dhe qytetarët duken të vendosur se vota e tyre duhet të shkojë për Gjukanoviqin.

“Do të votoj për Gjukanoviqin pasi ai është kryetari i Malit të Zi dhe asnjë tjetër”, thotë një qytetar.

“Me siguri ish-kryeministrin, i ka shanset më të mëdha”, thotë një tjetër qytetar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë