Loading…

Zgjedhjet në Podujevë: 350 mijë euro për partitë politike

  • 06/03/2020 | 16:08

Zgjedhjet në Podujevë: 350 mijë euro për partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë nga 350 mijë euro për partitë politike për zgjedhjet në Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Metro.


Për këto zgjedhje janë paraqitur 602 vëzhgues nga dy organizata joqeveritare (OJQ) dhe organizata ndërkombëtare.

Zgjedhejt në Podujevë do të mbahen më 15 mars. Në këto zgjedhje do të garojnë tri kandidatë nga tri subjekte politike; Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kryetar paraprak i kësaj komune ka qenë Agim Veliu nga LDK, por pasi u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, komuna e Podujevës mbeti pa udhëheqës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë