Haki Gashi është zgjedhur kryetar i ri i klubit futbollistik, FC Prishtina, shkruan Gazeta Metro.
Pronari i rrjetit të marketeve, Meridian, Hakif Gashi është zgjedhur kryetari i ri i FC Prishtina. Kështu ka mësuar Metro ka burimet brenda klubit të kryeqytetit.
Muajin e kaluar FC Prishtina ka mbajtur një kuvend zgjedhor ku ishte emëruar një bord i ri i përkohshëm.
Atëherë ende nuk ishte caktuar kryetari i ri i klubit, derisa sot kjo ka marrë fund.
Prishtina aktualisht është duke bërë përgatitjet për sezonin e ri dhe me ardhjen e trajnerit Ismet Munishi janë bërë ndryshime rrënjësore brenda klubit. /gazetametro.net