Loading…

Zgjidhet misteri qindra vjeçar i kristalit të Egjiptit të lashtë

  • 19/05/2019 | 10:00

Zgjidhet misteri qindra vjeçar i kristalit të Egjiptit të lashtë

Misteri i një kristali të verdhë, në trajtë xhami, i gjetur në shkretëtirën midis Egjiptit dhe Libisë dhe që është përdorur për stoli në lashtësi, i ka munduar shkencëtarë për pothuajse 100 vite. Ai mendohet të jetë formuar si pasojë e përplasjes së një asteroidi, transmeton Gazeta Metro.


Përgjigjja duket se është gjetur më në fund. Xhami i përhapur nëpër shkretëtirë është formuar pas përplasjes së një asteroidi në atmosferën e tokës, ku është thërrmuar nga shpërthimi.

Xhami formohet në mënyrë të natyrshme kur materialet e shkrira ftohen aq shpejt sa molekulat nuk kanë kohë të vendosen në një strukturë të rregullt.

Ky xham është gjetur edhe në stolitë e lashta të Egjiptit, të cilat kanë qenë të groposura te piramida e Tutankamunit.

Shkencëtarët kanë gjetur gjurmë reiditi te kristalet, një material që krijohet vetëm kur shpërbëhen meteorët. Ata besojnë se pasi ka shpërthyer në ajër, nga fërkimi me atmosferën, temperatura e ftohtë ka bërë që materiali i shkrirë të kthehet menjëherë në xham e të përhapet nëpër shkretëtirë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë