Loading…

Zgjidhja e zgjedhjeve!

  • Nga

  • 04/05/2017 | 14:44

Zgjidhja e zgjedhjeve!

Nuk ka rëndësi se kur mbahen zgjedhjet, nuk ka rëndësi as kush i fiton ato. Duhet të arrihet një konsensus nga të gjitha partitë për formimin e një qeverie teknike me njerëz apartiak.


Kjo qeveri profesionistësh, duhet ta rishikojë privatizimin, tenderat, kontratat dhe të shkapet shteti nga duart e mafias e cila është instaluar në të gjitha poret e jetës. Në polici, drejtësi, ekonomi… mafi e cila tanimë është shumë e sofistikuar.

Njerëzit të cilët po dalin në skenë në rastin e PTK’së janë vetëm piunët përmes të cilëve janë kryer punët e pista. Koka e mafias është në prapaskenë dhe shumë mirë e konsoliduar në pushtet e politikë.

Devollët, Haxha, Mustafa, Shala, Beqaj…janë bira e fundit e kavallit në këtë zingjirë. Ata në fund do të përdorën si viktima kolaterale në kurrizin e të cilëve janë kryer punët e ndyra. Përmes tyre u vodh më të madhe e deri në palcë tërë pasuria kombëtare e Kosovës.

Toka, fabrika, ndërmarrje….e tërë infrastruktura shtetërore dhe ekonomike.

Tani, nëse dikush mendon se më burgosjen e këtyre aktorëve, do të sillet drejtësia në vend, mashtrohet thellë. Duhet të kapen peshqit e mëdhenj. Balenat, të cilët në Kosovën e vogël e të varfër bien në sy shumë lehtë.

Pasi të burgosen e dënohen ata, tërë pasuria e tyre duhet të sekuestrohet dhe riprivatizimi të kryhet sërish duke sekuestruar të gjitha pasuritë të cilat u kryen më veprime mafioze.

Kontratat e keqpërdorura gjatë privatizimit të anulohen e të dënohen ata që fabrikat e pronat e privatizuara shoqërore i përdoren për qëllime të tjera e jo ashtu siç ishte paraparë me kontratë.

Nuk duhet lënë pas dore as sistemin e arsimit dhe atë shëndetësor. Edhe aty ka vend për hetime dhe sjellje të drejtësisë në vend. Të përzihen e dënohen plagjiatorët dhe njerëzit më diploma e tituj të falsifikuar. Të thirren në përgjegjësi penale të gjithë ata që toleruan e nxitën këtë degradim total në këto dy fusha të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Kjo qeveri krahas Gjykatës Speciale është rast i mirë që Kosova si shtet të marr një rrugë të re, kuptohet më njerëz të rinj. Jo të rinj vetëm në moshë, po të pakomprometuar e profesionistë. Patriotë modernë të cilët në radhë të parë e kanë ligjin, kushtetutën dhe shtetin.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë