Loading…
Zgjodhën si kundërshtar Kosovën para Gjermanisë, trajneri i Danimarkës tregon arsyen
  • 18/03/2019 | 22:02

Zgjodhën si kundërshtar Kosovën para Gjermanisë, trajneri i Danimarkës tregon arsyen

Në prag të ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës, trajneri danez ka treguar arsyen pse kanë zgjedhur Kosovën para Gjermanisë për të zhvilluar miqësore, transmeton Gazeta Metro.


Trajneri i reprezentacionit danez, Age Hareide, ka thenë se Kosovën për kundërshtar e kanë zgjedhur pasi që llogaritet më e dobët dhe se sipas tij ata do të bëjnë një stërvitje të mirë ndaj “Dardanëve”.

“Për shembull, mund ta kishim zgjedhur Gjermaninë si një kundërshtar, por do të ishte një kundërshtar tepër i vështirë para ndeshjes së Zvicrës”.

“Prandaj, pranuam të luajmë kundër një ekip të renditur më ulët dhe kemi gjashtë zëvendësime. Kështu që do të jetë një stërvitje e mirë për ne”, feklaroi Hareide.

Ndryshe, ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës zhvillohet më 21 mars me fillim prej orës 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë