Loading…

‘Zhagitet’ presidenti – takime ‘konstruktive’ asnjë rezultat

  • Nga

  • BESARTA JASHARI

  • 03/03/2026 | 12:30

‘Zhagitet’ presidenti – takime ‘konstruktive’ asnjë rezultat

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në zgjedhjen e presidentit të ri, Kurti është duke u takuar cdo ditë me opozitën për t’u munduar që të gjejnë një emër ndonëse nuk është i gatshëm për marrëveshje por do që të ia votojnë bllanko emrin, shkruan Gazeta Metro.


Të martën u takua sërish me kryetarin e LDK-së takim ky që nuk solli gjë konkrete, ndonëse deklaroi se e biseda është zhvilluar në një frymë pozitive.

“Takimi shkojë në atmosferë komstruktive, mirëpo kur ka dicka të re do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do të ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.

Ndërsa, Abdixhiku pas këtij takimi nuk foli por që pas takimit të hënës tha  se marrëveshja politike nuk është më opsion real dhe se, sipas tij, mungon vullneti për konsensus.

“Herën e kaluar i kemi pasur tri alternativa. E para ka qenë imponimi të cilin e hoqëm prej tavolinës menjëherë. Më pas kanë qenë marrëveshja politike dhe konsensusi. Në parim, kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar 85 vota, që do të thotë se marrëveshja politike me LDK-në s’bëhet për 85 vota. Pra, nuk ka pasë as parakushte as diskutime për marrëveshje politike”, tha ai.

Deri më tani për president zyrtarisht nuk është kandiduar askush, por që kërkesë për këtë ka bërë ish-ministri i arsimit Arsim Bajrami, dhe e gatshme për edhe një mandat është shfaqur edhe Vjosa Osmani, por që Kurti nuk duket se po dëshiron ta bëj presidente.

Kurti për president e ka propozuar edhe Murat Jasharin, por që ky i fundit ka refuzuar këtë post duke thënë se nuk është i interesuar për këtë.

Presidenti i ri duhet të zgjidhet deri më 5 mars, e tashmë duket se vendi do të shkojë në zgjedhje pasi nuk ka një kandidat konsensual edhe pas takimeve të shumta që Kurti bëri me krerët e partive opozitare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë