Roma ka kaluar në epërsi kundër Salernitanas përmes mesfushorit italian, Bryan Cristante, transmeton Gazeta Metro.
Në stadiumin ‘Stadio Arechi’ skuadra e Jose Mourinhos ka realizuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 33’të.
Mesfushori 27-vjeçar, Bryan Cristante me një goditje nga jashtë zonës e dërgoi topin në rrjetë, me ndihmën edhe të devijimi të topit nga një lojtar i vendasve.
GOLAZO DE LA ROMA, GOL DE BRYAN CRISTANTE pic.twitter.com/j8ROLf1Adv
— 𝙅𝙤𝙖𝙤 (@JoaoMiyo) August 14, 2022
‘Giallorossët’ pritet të jenë skuadër e rrezikshme këtë sezon pas transferimeve të bëra në këtë afat kalimtar të verës. Paulo Dybala, Georginio Wijnaldum dhe Nemanja Matic janë vetëm disa nga futbollistët që kanë zbarkuar në kryeqytetin e Italisë. /gazetametro.net