Loading…

Zhduket 20 vjeçari shqiptar në Britani

  • 19/04/2017 | 18:50

Zhduket 20 vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike kërkon ndihmën e komunitetit për gjetjen e një të riu shqiptar, i cili u zhduk në rrethana misterioze më shumë se një javë më parë.


20-vjeçari Haziz Bruci, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit Paisley, rreth mesditës të dielën e 9 Prillit. Paisely është qyteti më i madh në rajonin historik të Renfrewshiret, në Skocinë qendrore.

Shqiptari përshkruhet si me trup mesatar, me flokë të shkurtër të zinj dhe i rruar. Ai ishte i veshur me tuta të errëta, xhaketë me zinxhir dhe atlete Nike, shkruan tvklan.al

“Jemi të shqetësuar për shëndetin e Brucit. Lutemi për mbështetje nga komuniteti lokal dhe përtej që të na ndihmojnë ta gjurmojmë”, tha Jackie Melvin nga policia e Paisleyt.Ai tha se Bruci u zhvendos pak muaj më parë në Paisley nga Londra, ku iu bashkua familjes. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë