Zyrtarët e ushtrisë amerikane janë duke u munduar ta gjejnë një aeroplan luftues F-35B i cili është zhdukur nga një fluturim në Karolinan e Jugut të hënën nga Baza Ajrore e Charleston, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raporteve të SHBA një incident e ka detyruar pilotin të pa emëruar që ta braktisë aeroplanin.
Piloti doli me parashutë dhe zbarkoi i sigurt ka konfirmuar baza ajrore ku gjithashtu i janë drejtuar publikut duke thënë se nëse kanë informacione për vendndodhjen e mjetit fluturues ta informojnë qendrën operacionale të tyre, raporton Jerusalem Post.
Ata thanë se janë duke punuar që ta lokalizojnë F-35 i cili pësoi defekt ditën e djeshme. Kërkimi i aeroplanit është fokusuar në Lake Moultrie dhe lake Marion./gazetametro.net