Loading…

‘Zhduket’ burri i Angela Martinit: Arsyeja tronditëse

  • 09/06/2019 | 13:06

‘Zhduket’ burri i Angela Martinit: Arsyeja tronditëse

Arsyeja e vërtetë e “zhdukjes” së bashkëshortit të saj, janë problemet që ai ka me ligjin në vendin e tij etnik, në Rumani. Ai po akuzohet për keqpërdorim në po këtë vend, transmeton Gazeta Metro.


Mediat rumune, por edhe ato spanjolle kanë raportuar se ai akuzohet për keqpërdorime në vendin e tij të origjinës, ndërsa bën jetë luksoze në Los Angeles.

Sipas Liberta Tea, biznesmeni Savulescu ka përvetësuar një pronë në vlera milionëshe në mënyrë të paligjshme teksa pas këtyre veprimeve, në vitin 2012 është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bërë jetë luksoze.

I njëjti medium citon faktin se aktori ka jetuar me modelen shqiptare në një vilë, vlera e së cilës shkon deri në gjashtë milionë dollarë, transmeton telegrafi.

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë ka dërguar dy ditë më parë, vendimet përfundimtare në rast të kthimit të Dragos Savulescut në Rumani, me verdikt se ai do të dënohet me pesë vjet e gjysmë burg.

Pjesëtarë në këtë krim të oganizuar janë edhe dy emra të tjerë: Radu Peas dhe Cristi Borce, dhe prej tyre është vetëm ky i fundit që u dorëzua – dy të tjerët janë ende në kërkim nga autoritetet.

Gjykata ka lëshuar urdhër-arrest evropian për bashkëshortin e modeles shqiptare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë