Avdyl Kqiku nga Sojeva e Ferizajt është zhdukur nga e premtja, kanë njoftuar familjarë të tij.
Sipas familjarëve, nuk ka asnjë lajm nga ai që prej të premtes në mbrëmje.
Familjarët kanë postuar fotografi të Kqikut dhe kanë treguar se ai ka qenë duke vozitur veturën e tipit Range Rover.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është paraqitur të shtunën në mbrëmje. Agim Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, ka thënë se janë duke hetuar rastin.