Loading…

Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

  • 17/01/2021 | 16:03

Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Një person nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë është zhdukur.

Bëhet fjalët për Heset Rrahmanin. Familjarët kanë bërë të ditur që ai është zhdukur me 14 janar në ora 14:00.

Heseti kishte shkuar për një vizitë në Shkup, ku kishte kaluar nga pika kufitare në Hanin e Elezit. Që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.

Lajmin për zhdukjen e Rrahmanit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Familjarët po kërkojnë ndihmë për gjetjen e Heset Rrahmanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë