Loading…
Zhduket tërësisht malarja nga këto dy vende
  • 22/05/2019 | 16:05

Zhduket tërësisht malarja nga këto dy vende

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se malaria është eliminuar edhe në dy shtete të botës, Argjentinë dhe Algjeri, arritje e madhe në luftimin e kësaj sëmundje, transmeton Gazeta Metro.


OBSH njoftoi sot se tani janë deklaruar si shtete dhe territore që janë të pastërta nga kjo sëmundje, që kishte rinisur të shpërndahej përsëri globalisht. Dr. Matshidiso Moeti, drejtori i OBSH’së për Afrikë tha se “Algjeria është shembull për të gjithë Afrikën se si sëmundja mund të largohet, me veprimtari të guximshme, investime të duhura e shkencë”.

Malaria është sëmundje parazitike e bartur përmes pickimit nga mushkojnat Anopheles, si sëmundje është e parandalueshme dhe e shërueshme. Në 2017 janë parashikuar 219 milionë raste në botë dhe mbi 400 mijë vdekje të shkaktuara si pasojë e sëmundjes raportoi Organizata Botërore Shëndetësore.

Për të u renditur si vend i pastër nga sëmundja e malarias ju duhet të dëshmojnë që për tre vite rresht është ndalur transmetimi brenda vendit. Rasti i fundit i raportuar në Algjeri ishte në vitin 2013, ndërsa në Argjentinë më 2010’në.

Algjeria është vendi i dytë në kontinentin e Afrikës që deklarohet i pastër pas Mauritius që u deklarua i tillë më 1973./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë