Loading…

‘Zhdukja e 40 mijë eurove’, Posta e Kosovës del me njoftim

  • 06/11/2021 | 14:08

‘Zhdukja e 40 mijë eurove’, Posta e Kosovës del me njoftim

Posta e Kosovës ka dalë sot me një reagimi pas shkrimeve për zhdukjen e 40 mijë eurove.

Në njoftim thuhet se tentimi i njollosjes së ndërmarrjes përmes titujve bombastik, që një rast i  plaçkitjes të ndodhur kohë më parë të prezantohet si zhdukje skandaloze, është i paqëndrueshëm.

“Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se lidhur me rastin e plaçkitjes së mjeteve financiare, janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore dhe organet e rendit janë ende duke u marr me rastin.

Fatbardhësisht që nuk kem pas dëmtime të punonjësve tanë, ndërsa ndjejmë keqardhje që ka ndodhur kjo plaçkitje e mjeteve financiare që e kanë dëmtuar rëndë Postën e Kosovës, sidomos në krizën aktuale që gjendet këto vitet e fundit, ndërsa me padurim po presim rezultatet konkrete nga Policia e Kosovës që mjetet financiare të kthehen në arkën e ndërmarrjes tonë”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë