Loading…

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Policia tregon se kush e raportoi rastin

  • 09/12/2022 | 10:22

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Policia tregon se kush e raportoi rastin

Policia e Kosovës,  ka bërë me dije se zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit e ka raportuar një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Policisë, ajo ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike.

Rasti është cilësuar si “Manipulim me prova”.

“MANIPULIM ME PROVA- Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022  Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka  raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë