Loading…

Zhdukja më intriguese në histori: Çfarë ndodhi me pasagjerët e anijes ‘Mary Celeste’

  • 25/06/2019 | 21:23

Zhdukja më intriguese në histori: Çfarë ndodhi me pasagjerët e anijes ‘Mary Celeste’

Nuk është e lehtë të zhdukesh plotësisht pa një gjurmë, por historia tregon se kjo mund të ndodhë, si zhdukja me pasagjerë e anijes Mary Celeste, që s’u kuptua kurrë e vërteta, trasnmeton Gazeta Metro.


Në vitin 1872, një muaj pasi “Mary Celeste” lundronte nga New York City, kapiteni David Morehouse zbuloi anijen dhe u dërgoi ekuipazhin e tij për të hetuar. Ata ishin të befasuar të zbulonin askënd në bord dhe asnjë shenjë beteje, por megjithatë mjaft ushqim dhe ujë për gjashtë muaj.

Ajo që i ndodhi ekuipazhit dhe pasagjerëve të anijes britaniko-amerikane mbetet një nga misteret më të mëdha detare.

Anija “Mary Celeste” nisi lundrimin e saj për në Xhenoa të Italisë. 10 pasagjerët e saj nuk ishin në bord kur ajo u përmbyt në mes të Gjirit të Gjibraltarit 4 javë më vonë.

“Mary Celeste”u gjet 400 milje në lindje të Gjibraltarit, nga ana e ekuipazhit të një anije mallrash. Asnjë gjurmë nga kapiteni, gruaja, vajza apo shtatë pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Nuk kishte shenja lufte, dhe e gjithë ngarkesa e saj ndodhej akoma në bord. Varka e vetme e shpëtimit ishte zhdukur. Teori të shumta dolën në lidhje me “anijen fantazmë”. Ato lidhen me sulmin e piratëve ose të ndonjë përbindëshi në det. Një dokumentar i titulluar “Historia e vërtetë e Mary Celeste-s” i përjashtoi këto mundësi por megjithatë nuk dha përfundime të hollësishme.

Piratët, fantazmat dhe djajtë e detit janë vetëm disa nga teoritë e shumta në lidhje me zhdukjen e kësaj anijeje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë