Loading…

Zhegrova e mposhtë Rrahmanin, Juventusi merr tri pikë të mëdha

  • 02/11/2026 | 08:13

Zhegrova e mposhtë Rrahmanin, Juventusi merr tri pikë të mëdha

Juventusi ka marrë një fitore të madhe ndaj Napolit, duke triumfuar me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 10-të të Serie A.


Protagonist i mbrëmjes ishte edhe ylli kosovar Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë dhe bëri diferencën me paraqitjen e tij.

Në minutën e 70-të, Kerim Alajbegovic realizoi një supergol për 1:0, pas asistimit fantastik të Edon Zhegrovës.

Ndërsa në minutën e 87-të, Jeremy Boga vulosi fitoren e Juventusit me një tjetër gol spektakolar për rezultatin përfundimtar 2:0.

Zhegrova ia del të mposhtë Rrahmanin në duelin mes dy shqiptarëve, me Juventusin që triumfon në këtë përballje dhe merr tri pikë të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në vendin e shtatë me 17 pikë, ndërsa Napoli mbetet në vendin e tetë me 14 pikë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë