Loading…
Zhegrova me lëvizje si të Messi’t: Me driblimin që bën ‘trullos’ kundërshtarët
  • 11/07/2019 | 11:41

Zhegrova me lëvizje si të Messi’t: Me driblimin që bën ‘trullos’ kundërshtarët

Edon Zhegrova ka dhënë shfaqje duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në ndeshjen e Baselit ndaj Lausanne Sport, transmeton Gazeta Metro.


Edon Zhegrova është njëri nga futbollistët më të talentuar të kombëtares së Kosovës, i cili ka shkathtësi të jashtëzakonshme me topin.

Në miqësoren e Baselit ndaj Lausanne Sport, Zhegrova ka dribluar kundërshtarët në stilin e Lionel Messit.

Zhegrova edhe në të kaluarën është shquar për lëvizjet e tij magjike, duke i vënë në siklet kundërshtarët. Ai synon të ketë më shumë minutazh në sezonin e ri me Baselin pasi në gjysmën e edicionit të fundit kryesisht përfundoi në bankinë.

Zhegrova konsiderohet si njëri ndër lojtarët më premtues për Kosovën pasi ka talent dhe pritet shumë prej tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë