Edon Zhegrova mund të bëjë debutimin sot në Ligue 1 me skuadrën e Lille.
Kampioni në fuqi i Francës, Lille do të përballet sot me Brest me fillim nga ora 17:00.
Sulmuesi kosovar, së bashku me transferimin tjetër të ri të Lille, Hatem Ben Arfa mund të debutojnë sot me skuadrën franceze.
Kujtojmë se Lille e transferoi pak ditë më parë Zhegrovën nga Baseli për 8 milionë euro.