Loading…

Zhegrova zemërthyer, premton se Kosova do t’i kthehet fitores

  • 30/03/2023 | 12:24

Zhegrova zemërthyer, premton se Kosova do t’i kthehet fitores

Edon Zhegrova ndihet zemërthyer pas barazimit me Andorrën.


Ylli kosovar e ka përjetuar rëndë faktin se “Dardanët” nuk mundën ta fitonin një ndeshje si kjo, e cila shihej si lehtë e kalueshme për të dhe për shokët.

Verdhekaltrit bënë paraqitje të zbehtë, ndërsa e vetmja dritë në fund të një tuneli ishte pikërisht futbollisti i Lillet, shkruan “Gazeta Express”.

Ai u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe e kaloi Kosovën në epërsi, por pak minuta më pas mysafirët e barazuan rezultatin.

E Zhegrova e ka bërë një postim në Instastory, përmes së cilit e ka shprehur zhgënjimin dhe mërzinë e tij, ndërsa ka premtuar se shpejt ai më shokë do t’i kthehen fitores.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Zhegrovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë