Loading…

Zhgënjen familjarët: 91 vjeçarja lë 5 milionë euro pasuri për bamirësi

  • 20/04/2021 | 16:27

Zhgënjen familjarët: 91 vjeçarja lë 5 milionë euro pasuri për bamirësi

Angela Torelli, një stomatologe nga Genova, ka lënë pasurië e saj për bamirësi, duke zhgënjyer të afërmit e saj, shkruan Gazeta Metro.


91 vjeçarja ka përjashtuar nga testamenti të afërmit dhe kunatin që përpiqej ta mbante nën kontroll.

“Deklaroj se nuk arrij të fal të afërmit e kunatit tim që kanë ndërhyrë tek unë dhe im shoq. Shpresoj që Zoti, të cilit i kërkoj falje, të mos më dënojë për këtë”, ka shkruar 91-vjeçarja në testament.

Gati 2,5 milionë i ka lënë në testament për shoqaten “Lega del Filo d’Oro”, 1.5 milionë i ka dhuruar për nevojat e gjenovezëve që mbështeten nga kongregacioni i murgeshave dhe një shtëpi e ka dhuruar për shoqatën italiane për kërkime mbi kancerin./gazetaemetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë