Loading…
Zhvillime të reja: Agjenti i Coutinhos mbërrin në Barcelonë
  • 14/08/2019 | 19:16

Zhvillime të reja: Agjenti i Coutinhos mbërrin në Barcelonë

E ardhmja e Philippe Coutinhos ende mbetet e paqartë, me raportimet që e lidhin ngushtë me një largim nga Barcelona, transmeton Gazeta Metro.


Braziliani është lidhur shumë me një largim këtë verë dhe agjenti i tij, Giuliano Bertolucci, ka mbërritur në Barcelonë për të vazhduar negociatat rreth largimit të klientit të tij.

‘Goal’ raporton se Bertolucci se agjenti i tij ka mbërritur në qytetin spanjoll në mëngjesin e sotëm(e mërkure) për të diskutuar rreth largimit të mundshëm të Coutinhos.

Udhëtimi i tij në Spanjë erdhi pas një fluturimi për në Francë, ku ai pati bisedime me përfaqësuesit e Paris Saint-Germain dhe një udhëtimi tjetër në Lisbonë për të zhvilluar bisedime me skuadrën braziliane, Flamengo, mbi të ardhmen e klientit tjetër, Mario Balotelli.

Philippe Coutinho pritet të përfshihet në një marrëveshje me Neymarin, ky i fundit pritet që të rikthehet në ‘Camp Nou’ gjatë kësaj vere./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë