Loading…

Zhvillime të reja: PSG pranon shitjen e Neymarit, kërkon 100 milionë dhe këta dy lojtarë

  • 21/08/2019 | 20:51

Zhvillime të reja: PSG pranon shitjen e Neymarit, kërkon 100 milionë dhe këta dy lojtarë

Paris Saint-Germain raportohet që së fundmi ka kërkuar 100 milionë euro, plus dy lojtarë nga Barcelona për ta lënë të lirë Neymarin, transmeton Gazeta Metro.


E ardhmja e Neymarit ende vazhdon të mbetet e paqartë. Braziliani nuk po paraqitet me PSG’në, teksa është i lidhur ngushtë me një rikthim te Barcelona.

Megjithatë, në aspektin financiar mbetet e vështirë. Kjo pasi që Barcelona ka shpenzuar 120 milionë euro për transferimin e Antoine Griezmannit dhe 75 milionë euro për Frenkie de Jong.

Kohët e fundit u raportua se PSG ka refuzuar ofertën e parë të Barcas për Neymar për të cilën besohej se ishte një ofertë huazimi për një sezon me një mundësi për të blerë në fund të sezonit.

Por, sipas raportit të fundit nga ‘Mundo Deportivo’, besohet se klubi francez ka kërkuar 100 milionë euro së bashku me Ousmane Dembele dhe Nelson Semedo nga klubi spanjoll./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë