Loading…

Zhvillimet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës në Kosovë1

  • 02/03/2026 | 15:18

Zhvillimet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës në Kosovë1

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duket se kanë ndikuar edhe në tregun global të naftës e cila pritet të reflektojë edhe në çmim.


Për pasojë, në Kosovë veçse kanë filluar të ngriten çmimet e këtij derivati.

Kështu njoftoi përmes një shkrimi në Facebook, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani.

Sipas tij, rritja pritet të jetë deri në 7 cent për litër.

“Situata gjeopolitike në Lindje të Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës. Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart. Vëmendja është veçanërisht te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët.

Çmimet aktuale në kosovë janë

Diesel : 1.18€ deri 1.25 €

Benzin : 1.17 € deri 1.24€”, ka shkruar Berjani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë