Loading…
Zhytësin e kapërdin balena: Tregon se si ia ka dalë të shpëtojë (VIDEO)
  • 15/03/2019 | 08:45

Zhytësin e kapërdin balena: Tregon se si ia ka dalë të shpëtojë (VIDEO)

Deri sa po ixhironte peshkaqenët, Rainer Schimpfin e ka kapërdirë balena, transmeton Gazeta Metro.

Për një çat gjithçka rreth tij është errësuar dhe ai atëherë e ka kuptuar se gjendet në gojën të balenës gjigante.

“Asgjë s’mund t’ju përgatisë për këtë, reagon në mënyrë instiktive. Ka ndodhur shumë shpejt. Gjithçka u errësua. Ndjeva presion në kërdhokull dhe menjëherë e kuptova se balena më ka rrëmbyer. Në situata të tilla nuk ke kohë për frikë”, ka thënë ai.

Sapo e ka kuptuar, e ka mbajtur frymën sepse është frikuar se balena do të zhytet dhe do ta “pështyjë” thëllë nën sipërfaqe.

Deri sa gjendej në gojën e balenës, kolegu i tij e fotografi Heinx Toperczer e ka mbajtur kamerën e drejtuar prej tij dhe i tmerruar ka parë se çfarë ka ndodhur.

Pasi që balena ka pështyrë, ai ia ka dalë të kthehet në anije i palënduar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë