Loading…

Ziadin Sela lirohet nga spitali (Foto/Video)

  • 06/05/2017 | 16:13

Ziadin Sela lirohet nga spitali (Foto/Video)

Deputeti shqiptar Ziadin Sela, i lënduar rëndë nga sulmi i huliganëve maqedonas në Parlamentin e këtij shteti, është liruar sot nga spitali, për të vazhduar me kurim shtëpiak.


Lirimi i Selës nga spitali ka ardhur me rekomandim të mjekëve, të cilët kanë thënë se shëndeti i tij është përmirësuar dukshëm, shkruan gazetametro.net.

Lideri i LR-PDSH’së, ndodhej i shtrirë në spital prej rreth dhjetë ditësh, pra nga data 27 prill, kur huliganët maqedonas sulmuan parlamentin, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Atë ditë përkrahësit e VMRO-DPMNE’së së Nikola Gruevskit, përgjakën shumë deputetë, por Sela e pësoi më së keqi, sa në fillim iu rrezikua edhe jeta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë