Loading…

Zidane ‘godet’ Balen, kjo është deklarata e tij e papritur pas humbjes nga Real Betisi

  • 19/05/2019 | 17:22

Zidane ‘godet’ Balen, kjo është deklarata e tij e papritur pas humbjes nga Real Betisi

Zinedine Zidane dhe Gareth Bale janë duke e vazhduar ‘luftën’ e fjalëve në distancë. Uellsiani nuk është në planet e trajnerit francez, mirëpo ai nuk e dëshiron largimin, transmeton Gazeta Metro.


Real Madridi e zhvillojë sot ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga, ndeshjen në të cilën pësoi humbje 0-2 nga Real Betisi.

Në këtë ndeshje Zinedine Zidane ka refuzuar që ta inkuadroj Balen në lojë, së paku të përshendet me tifozët e pranishëm në “Santiago Bernabeu”.

Pas ndeshjes, Zidane ka lëshuar një deklaratë të forte duke thënë se edhe po të kishte të drejtë që të kryente katër zëvendësime, Bale nuk do të ishte njëri prej tyre.

“Edhe sikur të kisha një zëvendësim të katërt, nuk do ta kisha inkuadruar atë në lojë” – ka deklaruar trajneri i Realit.

Gareth Bale vazhdon të mbetet si lojtari më i padëshiruar nga Zidane dhe as në sezonin e ardhshëm nuk pritet të jetë në planet e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë