Loading…

Zidane i përgjigjet PSG’së në mënyrën e tij për Mbappen

  • 08/11/2019 | 17:54

Zidane i përgjigjet PSG’së në mënyrën e tij për Mbappen

Kanë nisur tashmë shtyrjet mes PSG’së dhe Real Madridit për Mbappen


Ditë më parë, në konferencë për media, Zinedine Zidane u pyet për të ardhmen e sulmuesit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe dhe tha: “Lojtari do të vendosë se çfarë do të bëjë. Për momentin është lojtar i PSG’së, por gjithmonë ka thënë se ëndrra e tij është të luajë për Real Madrid”.

Një ditë më vonë, Leonardo, drejtori i PSG’së iu përgjigj Zidanit: “Nuk është momenti që të flasim për ëndrrat e Mbappe. Ndaloni…”.

Këtë të premte sërish ka reaguar Zidane, duke u përgjigjur për reagimin e Leonardos: “Nuk kam thënë asgjë. Kam thënë vetëm atë që ka thënë lojtari, që është ëndrra e tij të luajë këtu. Kështu që nuk e di çfarë duan të tjerët”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë