Loading…
Zidane në telashe me Courtois, paralajmëron atë
  • 25/04/2019 | 21:28

Zidane në telashe me Courtois, paralajmëron atë

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka pranuar se ka gjasë që portieri Thibaut Courtois të largohet vetëm pas një viti nga ardhja në Bernabeu.

Keylor Navas dhe i biri i Zidane, Luca, janë duke garuar bashkë me Courtois për numrin një dhe ai ka thënë se do ta mirëkuptonte nëse njëri prej Navas ose Courtois do të largohej, shkruan Sky, transmeton Klan Kosova.

“Do ta mirëkuptoja nëse njëri prej portierëve do të më pyeste që të largohej në sezonin tjetër, nëse do të ndodhte”, ka thënë Zidane.

“E kam thënë së fundmi se i kam tre më të mirët. Të dy janë aty dhe tash ka edhe një të ri i cili ka një të ardhme të ndritur”.

“Keylor the Thibaut janë shumë të mirë dhe mua më duhet që të zgjedh njërin natyrisht dhe është e vështirë për mua që të zgjedh se çfarë është më e mira për ekipin”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë